2 përsona kanë pësuar lënime pasi kanë rënë nga skelet që ishin duke punuar në një shtëpi në rrugën “Asllan Kleçka” në Rahovec, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar ngas Policia e Kosovës ku sipas tyre ky rast është iniciuar “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” si dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Nga Policia tutje u bë e ditur të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, pastaj njëri prej tyre është transferuar edhe në QKUK për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot është raportuar se dy persona (mëshkuj të moshës madhore), derisa kishin qenë duke punuar në një shtëpi në rrugën “Asllan Kleçka” në Rahovec, rreth orës 10:05, kishin rënë nga skelet. Për pasojë njëri nga të lënduarit fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, pastaj nga aty është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Personi tjeter pasi kishte marr trajtim mjekësor në QKMF në Rahovec është liruar në shtëpi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’ /InLajmi/