Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Prishtinë Pejë, konkretishtë në fshatin Vragoli, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Krasniqi bëri të ditur se nga aksidenti në fjalë 30 persona kanë pësuar lëndime.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, deklaroi ai.
Sipas Bajramit njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. /InLajmi/