Balonat gjigante diellore u dërguan lart në ajër për të regjistruar tingujt e stratosferës së Tokës ndërsa mikrofonët regjistruan disa tinguj misterioz, transmeton InLajmi.
Stratosfera është shtresa e 2-të e atmosferës së Tokës, dhe niveli i saj më i ulët përmban shtresën e ozonit që thith dhe shpërndan rrezatimin ultravjollcë të diellit, sipas NASA-s.
Ajri i hollë dhe i thatë i stratosferës është vendi ku avionët reaktivë dhe balonat arrijnë lartësinë e tyre maksimale, dhe shtresa relativisht e qetë atmosferike rrallë shqetësohet nga turbulencat.
I njohur si infrazëri, fenomeni që u kap në hapësirë është i padëgjueshëm për veshin e njeriut, shkruan CNN.
Balonat mund të marrin sensorë 2 herë më të lartë se sa mund të fluturojnë avionët komercialë. /InLajmi/