Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për takimin me kryeministrin Albin Kurtin, bashkë me Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovës, përcjell InLajmi.
Hovenier tha se është i inkurajuar për të parë lëvizjen e vazhdueshme përpara të Kosovës, veçanërisht kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Ai gjithashtu tha se në këtë takim u ritheksua rëndësia e zbatimit të plotë të marrëveshjeve thjeve të Dialogut duke përfshirë themelimin e Asociacionit.
Postimi i plotë i tij:
Bisedë e frytshme me Administratoren Samantha Power dhe Albin Kurti. I inkurajuar për të parë lëvizjen e vazhdueshme përpara të Kosovës, veçanërisht kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Ne ritheksuam rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Dialogut, duke përfshirë themelimin e Asociacionit./InLajmi/