Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka lavdëruar ish-kryeministrin Isa Mustafa për kërkesën që të marrë garanci nga bashkësia ndërkombëtare që Asociacioni të mos jetë nivel i 3-të i pushtetit, këtë përmes letrës së dërguar ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, i cili kërkoi nga Konjufca që të përqafojë ish-kryeministrin e vendit Isa Mustafën edhe për çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Asociacionin.


Në fund, Haziri shkruan “Më mirë vonë se kurrë”, kur dihet se raportet në politikë mes Konjufcës dhe Mustafës nuk kanë qenë gjithmonë aq të mira.
Postimi i plotë i tij:
2 fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqafë. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë! /InLajmi/




















