Në emisionin “Info10”, koordinatori për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka komentuar vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë të BE-së në Kosovë siç ishte vizita e djeshme e emisarit Lajçak duke thënë se këto vizita po bëhen për të implementuar atë që ka nënshkuar Kryeministri Kurti në Ohër.
“Tani kur ka ardhur kohë që të implementojë atë që ka nënshkruar, qeveria Kurti po mbanë qytetarët në terr informativ dhe kjo me qëllim që të mbesë ende në pushtet duke “ushqyer” publikun me retorikë që nuk ka asnjë përmbajtje sepse e vërteta është që asociacioni po bëhet por nuk po bëhet vetëm asociacioni, po bëhet shumë më shumë”, ka thënë Gruda.
Implementimi i asaj që ka nënshkruar Kryeministri Kurti në Ohër ka përplasur analistin politik Krenar Shala me koordinatorin për drejtësi të PDK-së Përparim Gruda, i cili ka kritikuar Shalën se bashkë me qeverinë po mbajnë qytetarët në terr informativ.
Gruda tutje ka thënë se asociacioni që ka pranuar Kurti tani nuk është ai i vitit 2013 dhe as siç ka thënë Gjykata Kushtetuese sepse atij tani me nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit i shtohet edhe vetmenaxhimi, shkruan Gazeta10.
Analisti Shala ka thënë se autonomi ka secili asociacion, sipas tij edhe plani i Ahtisarit ka autonomi.