Dita Ndërkombëtare e Infermierëve festohet çdo vit më 12 maj për të shprehur mirënjohje për kontributin e infermierëve në shoqëri, transmeton InLajmi.
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve shënohet gjithashtu për të nderuar përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale e cila konsiderohet si themeluesja e infermierisë moderne.
Tema e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve 2023
Çdo vit, Dita Ndërkombëtare e Infermierëve ka një temë të ndryshme për të nxjerrë në pah një aspekt të veçantë të infermierisë.
Tema për vitin 2023 është “Infermierët tanë. E ardhmja jonë”.
Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve, tema do të jetë një fushatë globale që përcakton se si infermieria në të ardhmen duhet të adresojë sfidat globale të shëndetit dhe të përmirësojë shëndetin global për të gjithë, shkruan BQ Prime.
Data e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve u zgjodh 12 maji për të përkujtuar ditëlindjen e Florence Nightingale. Nightingale ishte një infermiere britanike që luajti një rol kyç në përmirësimin e kujdesit për ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Krimesë. Ajo vlerësohet gjithashtu për themelimin e shkollës së parë të infermierisë në botë. /InLajmi/