Këshilltari Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Suedisë, Henrik Handerholm, ku tha se mezi presin që Suedia të bëhet anëtare e NATO-së, përcjell InLajmi.
Ai tha se anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta forconte partneritetin mes vendeve.
Chollet tha se anëtarësimi i Suedisë në NATO duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur.
Postimi i plotë i tij:
Demokracia e fortë, aftësitë ushtarake dhe përkushtimi i Suedisë për të mbështetur angazhimet që mbështesin Aleancën tonë do të forcojnë partneritetin tonë transatlantik./InLajmi/