Festivali Evropian i Këngës i njohur si “Eurovisioni” është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian, i cili zhvillohet çdo vit, që nga viti 1956, konkurs ky i cili sipas rregullores mbahet në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm të këtij festivali, përcjell InLajmi.
Shqipëria është pjesë e këtij festivali tash e 19 të vite, ndërsa edhe këtë vit arriti të kualifikohet në gjysmëfinale.
Përgjatë pothuaj 2 dekadave Shqipëria është përfaqësuar në “Eurovision” nga artistë të ndryshëm, disa ishin më të suksesshëm e disa më pak.
Pjesëmarrja e parë e shtetit shqiptar në “Eurovision” ishte më 2004, ndërsa u rendit e 5-ta në finale me këngën e interpretuar nga Anjeza Shahinin.
Anjeza para publikut evropian u paraqit me këngën “Imazhi yt”, këngë kjo që vazhdon të jetë e preferuar e publikut mbarë shqiptar edhe sot e kësaj dite.
Ledina Çelo
Pas Anjezës, më 2015 festivalin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), e fitoi Ledina Çelo, e cila po me këtë u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Ajo garoi me këngën “Nesër shkoi”, të cilën sikurse Anjeza, e interpretoi në gjuhën angleze “Tomorrow I Go”. Ledina e zuri vendin e 16-të në finalen e “Eurovisionit”.
Luiz Ejlli
Në vitin 2006, Shqipëria u përfaqësua në Festivalin “Eurovision” me këngëtarin Luiz Ejlli. Artisti mori pjesë me këngën “Zjarr e ftohtë”, e cila nuk arriti të kualifikohet në finale.
Frederik Ndoci dhe Aida Ndoci
Shteti shqiptar në vitin 2007 u përfaqësua nga Frederik dhe Aida Ndoci, të cilët fituan në festivalin e RTSH-së. Ata u paraqitën me këngën “Hear my Pela”, e cila pati të njëjtin fat sikurse kënga e Luiz Ejllit meqë nuk arriti të kualifikohet në finale.
Olta Boka
Më 2008, Olta Boka garoi në festivalin “Eurovision” si përfaqësuese e Shqipërisë. Ajo arriti që me këngën “Zemrën lamë peng” të kualifikohet në finalen e madhe. Ajo u rangua e 17-ta ndër finalistët e festivalit.
Kejsi Tola
Ndërsa, në vitin 2009, Shqipëria dërgoi si përfaqësuese këngëtaren Kejsi Tola. Kënga me të cilën Kejsi mori pjesë në festival ishte “Më merr në ëndërr”. Sikurse Olta, edhe Kejsi Tola zuri vendin e 17-të.
Juliana Pasha
Juliana Pasha ishte fituesja e festivalit të RTSH-së në vitin 2010, duke marrë biletë për “Eurovision”. Kënga me të cilën Juliana mori pjesë ishte “It’s All About You” ku edhe u rendit e 16-ta në finalen e 2010-ës.
Aurela Gaçe
Vitin 2011, Aurela Gaçe ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Fesitvalin Evropian, me këngën “Feel the Passion”. Artistja nuk kishte arritur të kualifikohet në finale.
Rona Nishliu
Viti 2012 deri tani është më i suksesshmi për Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane. Kjo ngase atë vit, Shqipëria u radhit e 5-sta në natën finale, sukses të cilin nuk e kishte arritur askush nga konkurrentët tjerë shqiptarë. Rona Nishliu garoi me këngën “Suus”, e cila la pa fjalë publikun me vokalin e fuqishëm.
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko
Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko u zgjodhën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosvision”. Kënga me të cilën morën pjesë ishte “Identitet”, as këtë vit nuk arriti të kualifikohet në finale.
Hersi Matmuja
“One Night’s Anger” është kënga e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2014. Hersi Matmuja ka qenë këngëtarja që u ngjit në skenën e “Eurovisionit”, por fatkeqësisht nuk ishte kualifikuar për finale.
Elhaida Dani
Në vitin 2015, Shqipëria garoi me Elhaida Danin me këngën “I’m Alive”. Artistja arriti të futet në garën e ngushtë të finales së festivalit dhe zuri vendin e 17-të.
Eneda Tarifa
Kënga përfaqësuese e vitit 2016 për Shqipërinë është “Fairytale” e Eneda Tarifës. As këtë vit, Shqipëria nuk u kualifikua në finale.
Lindita Halimi
Më 2017, Shqipëria u përfaqësua në “Eurovision” nga këngëtarja kosovare, Lindita Halimi e cila performoi këngën “Botë”, të realizuar në versionin anglisht me titull “World”. As këtë herë Shqipëria nuk arriti të hyjë në garën finale.
Eugent Bushpepa
Më 2018, Eugent Bushpepa u zgjodh përfaqësues i shtetit shqiptar në “Eurovision”. Ai arriti të kalojë në natën finale me këngën “Mall”. Kënga “Mall” ishte goxha e suksesshme duke u renditur e 11-ta.
Jonida Maliqi
Në vitin 2019, në “Eurovision” Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën u kualifikua në finale dhe arriti të renditet e 18-ta.
Arilena Ara
Më 2020, Festivalin e RTSH-së e fitoi Arilena Aram e këngën “Fall from the sky”. Fatkeqësisht, festivali “Eurovision” është anuluar për shkak të pandemisë. Me këtë rast, Arilena nuk e kishte rastin të ngjitej në skenën e “Eurovision”.
Anxhela Peristeri
Artistja e njohur Anxhela Peristeri me këngën “Karma” mori vetëm 57 pikë me të cilat arriti të renditet në vendin e 21-të në vitin 2021.
Ronela Hajati
Vitin që lam pas Shqipëria nuk arriti ta prekte finalen e madhe të Eurovsionit, Ronela Hajati me këngën “Sekret” u ndalë në gjysmë finale të këtij festivali.
Albina Kelmendi
E këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Albina Kelmendi, shpresat janë të madha që Albina të jetë njëra nga finalistet dhe pretendentet për çmimin e madh. /InLajmi/

















