Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’.
Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.
Ata kënduan të 14-tët me radhë në gjysmëfinalen e 2-të të Eurovisionit, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtete finaliste, shkruan Telegrafi.
Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00.