• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Shefja e USAID-it: Është e qartë se krijimi i Asociacionit është një hap absolutisht kritik

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
11 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
Shefja e USAID-it: Është e qartë se krijimi i Asociacionit është një hap absolutisht kritik
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Megjithatë, ajo ka theksuar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një urgjencë.

Power, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, nënvizoi rëndësinë që palët në dialog të shkëmbejnë idetë për Asociacionin në mënyrë që të arrihet kompromisi.

“Është e qartë se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një hap absolutisht kritik që duhet të ndërmerret, për të siguruar që normalizimi të mund të vazhdojë. Dhe sigurisht kjo është diçka që zyrtarët në Serbi e ngritën dhe e konsiderojnë shumë të rëndësishme, ashtu si edhe njerëzit në këtu. Kështu që unë mendoj se për ne është më pak se a jemi optimistë e gjëra të tilla, dhe më shumë për angazhimin e të gjitha palëve të shohin se cilat do të jenë përfitimet, nëse mund të ndërmerren këto hapa të vështirë. Përsëri, marrëveshja është aty, ka urgjencë, për shembull, për të krijuar Asociacionin. Dhe, ne shpresojmë që tani që më në fund ka ndodhur dialogu për atë se si mund të duket, edhe nëse palët ende nuk janë dakorduar për një vizion, se cilat do të jenë modalitetet, madje kjo është hera e parë që ka ndodhur ky lloj angazhimi përmbajtësor. Është e rëndësishme që idetë të shkëmbehen dhe të arrihet kompromisi, në mënyrë që normalizimi të mund të vazhdojë që do të rezultojë përfundimisht, me njohjen reciproke”, tha ajo.

Krahas kësaj, shefja e USAID-it, tha se nënshkrimi i Deklaratës për të zhdukurit më 2 maj në Bruksel, është shumë e rëndësishme dhe se duhet të zbatohet konkretisht.

“Është e qartë se vendime shumë të rëndësishme duhet të merren ende, por ju e dini për shembull, marrëveshja që tashmë është arritur për personat e zhdukur, ju keni më shumë se 1600 njerëz, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur, dhe familjet e të cilëve janë ende në zi për ta, duke mos ditur se çfarë u ndodhi atyre. Edhe kjo marrëveshje, mendoj se është vetëm një hap dhe sigurisht që duhet të zbatohet, është një marrëveshje e rëndësishme dhe nuk është diçka që kishte ndodhur më parë”, shtoi ajo.

Këto komente Power i bëri të enjten në Gjilan, pas vizitës në kompaninë “Frutomania”, ku takoi edhe fermer të vegjël në këtë zonë.

Ajo tha se misioni i USAID-it është të ndihmojë sipërmarrësit dhe njerëzit e Kosovës për t’i zgjeruar mundësitë ekonomike.

“USAID-i për vite me radhë, në emër të popullit amerikan, ka investuar në pajisje, pajisje ftohjeje, ka ndihmuar në krijimin e lidhjeve mes bizneseve, jo vetëm këtu, por ndërmjet prodhuesve dhe kultivuesve, dhe përpunuesve këtu në Kosovë, me tregje jashtë kësaj zone. Ne kemi dhënë grante, veçanërisht për biznesmenet femra, me të cilat pata rastin të takohem edhe me disa prej tyre. Dhe misioni ynë si USAID është të ndihmojmë sipërmarrësit e Kosovës dhe njerëzit e Kosovës, të zgjerojmë mundësitë ekonomike dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në nxitjen e rritjes ekonomike që ne e dimë se është kaq jetike, veçanërisht për të rinjtë në këtë vend”, tha ajo, shkruan Gazeta10.

Gjatë ditës Power do ta takojë edhe ndërmarrësit e rinj në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Kurse nesër do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Tags: Samantha PowerSerbiaUSAID
Postimi i mëparshëm

Twitter fillon shërbimin e koduar të mesazheve, flet Elon Musk!

Postimi tjetër

Murati: UÇK dhe LKÇK kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës

Të ngjajshme Postime

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur
KRYESORE

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur

21 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
Postimi tjetër
Murati: UÇK dhe LKÇK kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës

Murati: UÇK dhe LKÇK kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu