Një shtëpi në Hopewell, New Jersey priti një vizitor të papritur. Një meteorit ra në çatinë e tyre, duke shkaktuar dëme, të cilat familja ua tregoi mediave, transmeton InLajmi.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Policisë Hopewell, një “objekt metalik që besohet të jetë një meteorit” goditi çatinë e një shtëpie.
Meteori kaloi nëpër çatinë dhe tavanin e shtëpisë përpara se të “prekte dyshemenë prej druri” dhe të ndalonte aty.
Suzy Kop, një banore e shtëpisë, tha se meteori ra në dhomën e gjumit të babait të saj, por askush nuk ishte në shtëpi.
“Falënderoj Zotin që babai im nuk ishte këtu, askush nuk ishte këtu, nuk u lënduam”, tha Kop për stacionin për BBC.
Policia tha se ka kontaktuar edhe disa agjenci të tjera për identifikimin e objektit. Ata thanë se objekti mund të lidhet me një shi të vazhdueshëm meteorësh të quajtur Eta Aquariids, një ngjarje që lidhet me kometën e Halley që është e dukshme nga mesi i prillit deri në fund të majit dhe zakonisht arrin kulmin rreth 5 majit të çdo viti. /InLajmi/