Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti e zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, folën për pritshmëritë e takimit të kryenegociatorëve javën e ardhshme, përcjell InLajmi.
Lajçak tha se temë kryesore e takimit ka qenë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai gjithashtu tha se vëmendja e plotë duhet të jetë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukseli dhe aneksit të saj të Ohrit.
Postimi i plotë i tij:
Përpara takimit të kryenegociatorëve të javës së ardhshme, unë vizitova Kosovën sot. Me Albin Kurtin dhe Besnik Bislimin, diskutova pritshmëritë për javën e ardhshme. Vëmendja jonë e plotë tani duhet të jetë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit./InLajmi/