Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, të cilët i ka uruar për përgjegjësinë dhe detyrën e re, përcjell InLajmi.
Krasniqi thekson se Ministria e Adiministrimit dhe Pushtetit Lokal do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me kryetarët dhe asambleistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj.
Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit u zgjodhën kryetarët e rinj të 4 komunave në veri. Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi, fituan në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Ndërkaq, kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, fituan në Zubin Potok dhe Zveçan.
Postimi i plotë i tij:
I shoqëruar nga asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Arta Berisha, kam pritur në takim Kryetarët e rijnë të zgjedhur në Komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Erdenit, Lulzimit, Izmirit dhe Ilirit i kam uruar përgjegjësinë dhe detyrën e re. MAPL, do të jetë në koordinim me Kryetarët dhe asambleistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale, brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj. /InLajmi/