Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri ka kritikuar kryeministrin Kurti për mostransparencë në çështjen e dialogut me Serbinë.
Gaxherri tha se të gjithë hapat që Kurti i ka bërë deri më tani kanë qenë gabim.
“Ne duhet të reflektojmë dhe të kemi kujdes. Procesi tashmë është gati në përfundim që është nis shumë gabim, hapat që i ka bërë kryeministri Kurti qysh nga fillimi kanë qenë krejtësisht gabim”, tha Gaxherri.
Sipas Gaxherrit Kosova po paguan këtë kosto, sepse Kurti filloi me proces të ri të dialogut dhe nuk e vazhdoi atë të ish-qeverive tjera.
“Ai injoroi procesin e dialogut, nuk ka dashtë me i vazhdu proceset ku i kanë lënë ish-qeveritë dhe prandaj ne e kemi këtë kosto, ku kemi një proces krejt të ri që është shumë i rëndë se ai që e kemi pas te marrëveshjet e 2013-tës e 2015-tës”,tha Gaxherri.
Gaxherri tutje shtoi se deklarata e Lajçakut që duhet të ketë ose normalizim, ose konfrontim, është presion.
“Kjo deklaratë është presion, por më e keqja është se kryeministri nuk është ende transparent as me qytetarët e vendit dhe as me partitë opozitare. Ne duhet të dim se çka është ai statut, për çka po bëhet fjalë. Gjithqka në këtë proces ka shkuar në mënyrë të mbyllur. Kjo është e papranueshme dhe tejet e dëmshme”, tha Gaxherri
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se ajo çfarë deklaroi sot Lajçak, pas takimit me Kurtin, është realitet, shkruan Gazeta Blic
“Çfarë tha Lajçaku është një realitet, i cili po mbillet me veprimet e pamatura të 2 palëve veçanarisht, Serbia do të dëshironte që Kosova të jetë shkaktare e konfliktit dhe do të përpiqet ta paraqes një variant të tillë”, tha Haliti