Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryeqytetit do t’i shtohen 5 shkolla të reja, përcjell InLajmi.
Rama së bashku me përfaqësues të International Finance Corporation nënshkruan marrëveshje për nisjen e ndërtimit të 5 shkollave të reja.
Kryetari Rama tha se këto 5 shkolla do të ndërtohen në Arbëri, në Veternik, në Kalabri, në lagjen Mati 1 dhe në Qendër.
Për më tepër, Rama theksoi se brenda periudhës 2-vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojnë gjithsej 8 shkolla.
Postimi i plotë i tij:
5 shkolla të reja në #Kryeqytet 🏫
✍🏻 Së bashku me IFC – International Finance Corporation nënshkruam marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të 5 shkollave të reja për femijët tanë drejt një arsimi më cilësor.
Këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në:
📍Arbëri
📍Mati 1
📍Veternik
📍Kalabri
📍Qendër
Brenda periudhës 2 vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojmë gjithësej 8 shkolla.
📌Arsim cilësor.
📌Kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës.
📌Më pak trafik.
📌Më shumë punësim.
Drejtoria e Arsimit
#Kryeqyteti
#prishtinapraktike💙. /InLajmi/