President i Serbisë Aleksandër Vuçiq është takuar me kryetarin e Parlamentit të Austrisë Wolfgang Sobotka me ç’rast kanë dikutuar për anëtarësimin e Serbisë në BE, por edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton InLajmi.
Vuçiq është shprehur falënderues ndaj Austrisë për mbështetjen e Serbisë në rrugën evropiane, ndërsa ka vënë në theks edhe avancimin e marrdhënieve mes 2 vendeve në fusha të ndryshme në veçanti bashkëpunimin ekonomik.
“Falënderova z. Sobotka për mbështetjen që Austria i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake”, është shprehur Vuçiq.
Tutje Vuçiq tha se në takim me kryeparlamentarin austriak kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se “Sa i përket dialogut me Prishtinën, e kam përsëritur edhe një here se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit të marrdhënieve varet nga formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe. /InLajmi/
View this post on Instagram