Në vazhdim të vizitës në Bangladesh, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, A.K. Abdul Momen, përcjell InLajmi
Në këtë takim, Ministri Mehaj me theks të veçantë ka kërkuar nga Ministri Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të Bangladeshit, të cilat ende nuk na kanë njohur vendin tonë.
Gjithashtu Mehaj së bashku me Ministrin Momen diskutuan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, si dhe për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal.
Postimi i plotë i tij:
Në vazhdim të vizitës në Bangladesh realizuam takimin zyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, z. AK Abdul Momen.
Duke ndarë vlera të përbashkëta të demokracisë, paqes dhe lirisë bashkëpunimi ynë me shtetin e Bangladeshit do të jetë në nivelin e duhur.
Së bashku me z. Momen diskutuam bashkëpunimin që do ta kemi në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, gjithashtu diskutuam për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal.
Në këtë takim me theks të veçantë kam kërkuar nga z. Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja në vendet partnere të Bangladeshit të cilat ende nuk na kanë njohur.
Falënderuam për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës. /InLajmi/