Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj ka folur për ligjet e miratuara nga Qeveria Kurti e që po dërgohen në Gjykatën Kushtetutese.
Miftaraj thotë se, arsyeja kryesore që ligjet po dërgohen në Gjykatën Kushtetutese është sepse kjo Qeveri nuk është në gjendje të zhvillojë procese të drejta të hartimit të legjislacionit.
Miftaraj tha se, shumë ligje po hartohen në kundërshtim me parimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë publikimit të raportit mbi efikasitetin e punës së Qeverisë në politik-bërje gjatë vitit 2021 ka gjetur që kjo Qeveri nuk po është në gjendje që t’i zhvillojë proceset e drejta të hartimit të legjislacionit. Fatkeqësisht shumë ligje me rëndësi nuk po ju përmbahen konsultimit publik, shumë ligje po hartohen në kundërshtim me parimet që i përcakton Kushtetuta e Kosovës”, tha Miftaraj.
“Nëse miratojmë ligje siç është kodi penal, ligji për pagat, për zyrtarët publik dhe ligje të tjera të cilat e cenojnë sigurinë juridike atëhere sigurisht që nuk mbetet rrugë tjetër, veç të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Miftaraj.
Miftaraj theksoi faktin që Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet që ligjet të cilat do t’i miratojnë të jenë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Në këtë drejtim, Qeveria e Kuvendi i Kosovës do të duhej që në radhë të parë të siguroheshin që po miratonin ligje që janë në përputhje me Kushtetutën dhe mos ta akuzojnë opozitën”Dërgimi i ligjeve në Gjykatën Kushtetuese është siguri që këto ligje janë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e prekin pavarësinë e Institucioneve për të cilat rregullohen”, tha Miftara