Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur frikën e tij, se kryeministri Albin Kurti do ta pranojë draft-statutit e Asociacionit të prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e Brukselit më 2 maj.
Ai ka thënë se Qeveria aktuale dikur e nuk e pranonte as planin franko-gjerman, por që në fund siç tha Hoxhaj u pranua.
“Kam frikë se kështu do t’ia bëjnë edhe Asociacionit, njëherë thonë se është i papranueshme, ekipi ka qenë i papranueshëm dhe e kemi shkarkuar, kemi ide kreative dhe në fund do ta pranojnë pikërisht këtë dokument Bruksel”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin “Ditari”.
Ai thotë se refuzimi i këtij draft-statuti dhe shkarkimi i Ekipit Menaxhues nga Qeveria është teknik për manipulimit të opinionit, të cilën Hoxhaj tha se Kurti e bënë në mënyrë përfekte.
“Vendimi që të shkarkohet ekipi një ditë pas prezantimit të drafitit është më shumë një teknik e manipulimit të opinionit të cilën z.Kurti e bënë perfekt, këtu duhet t’ia pranojmë secili, është i pa shembull në historinë e Kosovës”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.
Ish-ministri i Jashtëm komentoi edhe propozimin e kryeministrit Kurti për Asociacionin sipas modelit kroat.
Ai tha se Kurti e ka për detyrë të paraqes opsione, por sipas tij këtë Kurti është dashur ta bëjë para pranimit të planit franko-gjerman.
Sipas tij, pas pranimit të nenit të 7-të nga ky planë një propozim i tillë është i vonuar, shkruan Tëvë1.
“Modeli kroat do duhej të propozohej në verën e vitit të kaluar, para palnit franko-gjerman dhe jo pas planit…Jo pas neni 7-të dhe vetmenaxhimi u jep të drejtë territoriale serbë në Kosovë që të organizohen si komunitet në kuadër të një Asociacioni të ardhshëm dhe i jep kishës serbe eksterritorialitet. Mas pranimit të nenit të 7-të mendoj se është shumë vonë”, ka thënë Hoxhaj.