
Është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, përcjell InLajmi.


Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar një femër, e cila e kishte vërejtur viktimën pa shenja jete në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i emergjencës ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 09.05.2023 – 03:46. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalur ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti mbetet te hetohet. /InLajmi/