Të dielen zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Gjilanit dhe Dritës.
Kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në përfundim të kampionatit, Drita është lidere e tabelës me 66 pikë aq sa ka edhe Ballkani, por që ka rezultate më të mira në ndeshjet direke.
Nëse deri në fund nuk ndryshojnë pikët, atëherë skuadra e Dritës do të jetë kampion i ri i Kosovës, shkruan IndeksOnline
Por tifogrupi i Gjilanit “Skifterat” i kanë dërguar mesazh ”Intelektualëve” se nuk do të kenë të lehtë dhe se do të luajnë për fitore.