Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim këtë të mërkurë ka reaguar dhe në lidhje me situatën e krijuar politike në Shqipëri para zgjedhjeve të 14 majit.
Kim në një prononcim për gazetarët ka komentuar edhe informacionet fundit në lidhje me shitblerjen e votës pak ditë para ditës së zgjedhjeve.
Diplomatja amerikane është shprehur se qytetarëve shqiptarë duhet që t’u sigurohet e drejta e votës dhe ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëjnë detyrën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo shkelje nga subjektet politike, shkruan Abc.News.al.
“Të gjithëve duhet t’i garantohet e drejta e votës. Kemi parë raportime ditët e fundit për shitblerje të votës, institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo subjekti politik”, ka thënë ajo.