Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, mori pjesë në një panel diskutimi me të rinj nga Prishtina, e ku temë kryesore ishte “Shkathtësitë për të ardhmen”, raporton InLajmi.
Szunyog theksoi se po punohet për formimin e cilësisë së mësimdhënies ndërsa shtoi se po përgatiten projekte të ndryshme për nxitjen e punësimit të të rinjëve.
“Ne po punojmë në forcimin e cilësisë dhe rëndësisë të mësimdhënies me programet e trajnimit. Përfaqësuesit e projektit janë këtu për të folur për rezultatin përmes këtij programi dhe ne tani po përgatisim një mbështetje gjithëpërfshirëse për të nxitur punësimin për të rinjtë përmes përdorimit të drejtpërdrejtë të këtij programi dhe do të mbështesë mijëra të rinj që janë larguar nga sistemi arsimor, duke u dhënë atyre mundësinë për t’u kthyer në shkolla për të gjetur një çështje trajnimi ose për të rishikuar aftësitë e një operatori dhe në fund do t’u ofrojë atyre një ofertë pune cilësore”, tha ai.
Shefi i BE-së bëri të ditur gjithashtu se është duke u investuar në dixhitalizimin dhe transformimin dixhital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Po investojmë në kapërcimin e hendekut të aftësive dixhitale dhe të biznesit duke trajnuar njerëz që janë të gatshëm për të përmbushur nevojat e tregut dhe për të rritur konkurrencën. Mbi 1.000 persona janë duke e trajnuar dhe ne po investojmë në dixhitalizimin dhe transformimin dixhital të ndërmarrjeve të vogla të mesme për t’i bërë ato konkurruese dhe për të rritur qëndrueshmërinë dhe aktivitetin e tyre”. /InLajmi/