Me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë “Praktikat gjyqësore të Gjykatave të Larta, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, e organizuar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës.
Pjesëmarrës në konferencë ishte dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili theksoi se Gjykata e Lartë ka patur një kontribut të pazëvendësueshëm në realizimin e synimeve të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Presidenti Begaj e vuri theksin gjithashtu te implementimi sa më korrekt i hartës së re gjyqësore, në mënyrë që të garantohet aksesi në drejtësi për të gjithë qytetarët
“Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent. Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016, shkruan EuroNews.al
Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i sja përfshirë sfidat dhe pnegesat kanë sjellë vonesa përtej parashkimeve ligjore. Duhet garantuar aksesi në drejtësi, nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore”, tha Begaj.