Një vajzë e mitur është zhdukur në Gjilan, përcjell InLajmi.
Rastin në Polici e ka paraqitur nëna e vajzës, e cila ka raportuar se vajza nuk ishte kthyer në shtëpi pas shkollës dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjilan 08.05.2023 – 17:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur nuk është kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime. /InLajmi/