Presidenti rus Vladimir Putin po merr pjesë në organizimin që po bëhet në Moskë për Ditën e Fitores, një festë që përkujton fitoren e sovjetikëve kundër Gjermanisë naziste në vitin 1945, transmeton InLajmi.
Putin thotë se tani po zhvillohet një luftë e vërtetë dhe pretendon se Rusia po mbron sovranitetin e saj.
“Një luftë e vërtetë është nisur përsëri kundër atdheut tonë, por ne kemi kundërshtuar terrorizmin ndërkombëtar, ne do të mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të mbrojmë vendin tonë.”
Presidenti rus u shpreh krenar me ushtarët që po marrin pjesë në atë që ai e quan “operacion special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.
Ai thotë se shtetësia dhe e ardhmja e Rusisë varet nga këta njerëz, shkruan BBC.
Putini thotë se Rusia dëshiron të shohë një “të ardhme paqësore”, por ai akuzon elitat perëndimore për mbjelljen e farës së “urrejtjes dhe rusofobisë”. /InLajmi/