• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

“Proces politik”, cilat janë pengesat e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
9 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
“Proces politik”, cilat janë pengesat e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian?
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri i vendit Albin Kurti i kishte dorëzuar Çekisë, vendit që kryesonte Presidencën e Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, shkruan InLajmi.

Dita e Evropës e gjen Kosovën larg aspiratës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian derisa shpresat për t’u bërë pjesë e këtij unioni janë të vogla, pasi Kosovën e pret një rrugëtim i gjatë deri në plotësimin e kritereve që BE ka për shtetet kandidate.

Analistë politikë nuk shprehen optimistë sa i përket anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ata theksojnë se në këtë rrugëtim, Kosova do të hasë në pengesa, përfshirë atë nga 5 shtetet mosnjohëse, por edhe mosplotësimin e standardeve të vendosura nga BE.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, në një deklaratë për InLajmin, tha se gjasat që Kosova të pranohet në Bashkimin Evropian janë minimale ndërsa shton se këto pengesa janë më shumë politike sesa teknike.

Arifi thotë se po të mos ishte ky proces politik, atëherë anëtarësimi i Kosovës do të merrte kohë më së shumti deri në 18 muaj sipas procedurave.

“Gjasat që Kosova të pranohet në Bashkimin Evropian janë minimale sepse kushtimisht është proces politik, pasi po të mos kishte qenë politik, kjo normalisht do të merrte kohë sipas procedurave deri në 18 muaj. Në njëfarë forme Këshilli i Evropës e autorizon Komisionin Evropian që ta bëjë një vlerësim të gjendjes së shtetit anëtar, në mënyrë që të konstatojë se sa i plotëson kushtet për të qenë pjesë e saj”, tha ai.

Tutje, profesori Arifi thotë se rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian has në pengesa, por nuk përjashton faktin se ky proces është mjaft delikat ndërsa përmend procedurat që duhet të kalojnë nga Parlamenti Evropian te Këshilli i Ministrave për të vendosur në formë unanime që Kosova të bëhet pjesë e saj.

“Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së ka pengesa, të cilat më shumë janë politike sepse standardet plotësohen gjatë rrugës dhe procesi zgjat aq sa shteti kërkues është serioz në implementimin dhe standardet e Bashkimit Evropian, por duhet kuptuar që ky proces është delikat sepse duhet të kalojë përmes Parlamentit Evropian dhe në fund Këshilli i Ministrave duhet ta vendosë në formë unanime, prandaj problemi është më shumë politik sesa teknik”, tha Arifi për InLajmin.

Për më tepër, Arifi vlerëson se Kosova është e fundit në rajon sa i përket implementimit të standardeve, ligjeve, por edhe mentalitetit evropian ndërsa thekson se zhvillimi i brendshëm paraqet një sfidë shtesë për të rrugëtuar drejt BE-së.

“Kosova është larg nga plotësimi i standardeve që i kërkon Bashkimi Evropian. Ajo është e fundit në rajon sa i përket implementimit të standardeve, ligjeve dhe mentalitetit evropian. Duhet të punohet shumë që gjërat t’i bëjmë jo për Bashkimin Evropian, por për të ardhmen tonë”, tha ai.

Edhe pse Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, analisti Albinot Maloku, nuk shprehet opitimist se ky proces mund të ndodhë shpejt, pasi siç thekson ai, ngecja kryesore në këtë proces qëndron tek mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së.

“Qeveria por edhe qytetarët e dinë që rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE do të marrë kohë. Arsyet janë të shumta por thelbësisht ndërlidhen me 5 shtetet mosnjohëse të BE-së, por edhe të problemeve që BE i ka të shumta. Mos të flasim edhe për raste të tilla siç ishte qendrimi me Hungarinë, ku ajo votoi kundër në Këshillin e Evropës, kur Kosova e pati aplikimin e saj”, tha ai për InLajmin.

Tutje, analisti Maloku thotë se vullneti i Kosovës për të plotësuar kriteret e BE-së ka shkuar deri në “iracionalitet” ndërsa shton se tani vendimi kryesor i mbetet BE-së nëse do të zgjerohet ose jo edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vullneti i Kosovës për të plotësuar kriteret e BE-së shkon deri në iracionalitet, pra sa i përket kushteve, vendi ynë i ka plotësuar gati të gjitha. Bashkimi Evropian ka nevojë të sqarohet me veten e vet nese do të ndodhë zgjerimi i saj edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, e të mos provojë aso paradhomash siç planifikonte presidenti francez Macron”, tha Maloku.

Pavarësisht se krerët e Kosovës thonë se momenti për aplikim në BE dhe KE është i volitshëm, autoritetet ndërkombëtare thonë se hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Bashkimi EvropianKëshilli i EvropësQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Deklarata për të zhdukurit, Qerkini: Për ne familjarët ende nuk është diçka konkrete

Postimi tjetër

Vërshimet, Nura: Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për Skenderajn

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Vërshimet në Skenderaj, Nura: Shyqyr asnjë jetë e humbur!

Vërshimet, Nura: Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për Skenderajn

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu