Ishte kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili deklaroi të hënën se Kosova nuk ka cfarë të kërkojë në dialog me Serbinë, nëse zgjidhja apo marrëveshja potenciale nuk e ka bazë Kushtetutën e Kosovës.
Lidhur me këtë deklaratë, analisti Imer Mushkolaj drejton një pyetje ndaj tij se a është Konjufca në dijeni të çmimit që do “paguajë” Kosova në dialogun me Serbinë. Nga kjo pyetje, Mushkolaj nuk përjashton as Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Pyetja ime për të do të ishte nëse LVV e din apo nuk e din që ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës. Nuk e di se a e din zoti Konjufca ose se a e din Qeveria nese procesi i dialogut që e qon drejt krijimit të asaj që tha zoti Konjufca, e ka këtë çmim? Nëse e din se është kështu, le ta ndërprejnë dialogun, ska nevoj të shkohet në dialog…por nëse po vazhdojnë të jenë pjesë e procesit duhet që ti marrin edhe përgjegjësit e pasojat e një marrëveshje, cilado qoftë ajo, sa i përket çështjes së Asociacionit”, ka deklaruar ai, shkruan Dukagjini.
Tutje, Mushkolaj ka thënë se Konjufca nuk është duke treguar se a është në dijeni Kryeministri, Albin Kurti lidhur me këtë “çmim”.