Rritja e temperaturave në fillim të muajit maj i shtyu fermerët në Kosovë që të nxitojnë me mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore, por, qysh në fillim, shumë prej tyre u përballën me mungesë punëtorësh.
Ai thotë se u vonua me mbjelljen e specave, domateve dhe trangujve në serën e tij nga pamundësia e gjetjes së 2 punëtorëve, sa i duhen aktualisht.
“Kam qenë shumë i zënë me mbjelljen e misrit dhe grurit. Në mungesë të punëtorëve jam vonuar shumë në mbjelljen e serës… por, sido që të jetë, do ta mbjell vetë”, thotë Haradinaj
Ai tregon se këtë vit i ka shkuar në mendje që të mos e mbjellë fare serën, pasi, siç thotë, me të njëjtën situatë është përballur edhe vitin e kaluar.
“Mua më duhen rregullisht 2 [punëtorë], por shpeshherë edhe më shumë. Në kohën e vjeljeve më duhen më shumë se 4, por kush ishte për punë, ka ikur [jashtë vendit], e kush është këtu, merret me punë të tjera”, thotë ai për REL
Përkundër vështirësive për t’i kryer të gjitha punët me anëtarët e ngushtë të familjes, Haradinaj thotë se, këtë vit, përveç perimeve, ka vendosur të mbjellë edhe 23 hektarë misër dhe 12 hektarë grurë.