Kryeministri Albin Kurti bën homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë varrit të heroit të kombit, Ilir Konushevci e doktor Hazir Malaj, në 25-vjetorin e rënies së tyre, raporton InLajmi
Ndërsa nderoi edhe me një minutë heshtje heronjtë e kombit, kryeministri Kurti tha se duke nderuar të rënët nderojmë edhe sakrificën e tyre për liri.
Tutje theksoi i pari i ekzekutivit se sot “jemi bërë bashkë me kolegë ministra e deputetë, me zëvendëskryeministren Rexhepi dhe me familjet Konushevci dhe Malaj që të bëjmë nderime para këtyre dy dëshmorëve të kombit të cilët nuk kursyen asgjë e të cilët dhanë jetën në mënyrë që populli shqiptar të jetojë i lirë në tokën e vetë”.
Në këto homazhe ai u shoqërua nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli dhe Driton Hyseni dhe asamblistë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. /InLajmi/