Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keq menaxhim të krizës energjetike në Kosovë dhe rikthimin e bllokut A5 në funksion, përcjell InLajmi
Bajrami” thotë se, blloku A5 për rreth muaj ka qenë jashtë funksionit, teksa komenton edhe arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Më tej ajo shtoi se si ka mundësi të ndodhin të gjitha këto brenda një kohe kaq të shkurtër.
Postimi i plotë i saj:
Ec e merri vesh?
Blloku A5 për rreth 10 muaj ka qënë jashtë funksionit. Drejtori i KEK-ut gjendet në arrest pikërisht për një tender që kishte të bënte me renovimin e bllokut A5 dhe per tenderë tjerë.
Sipas përfaqësuesve të KEK-ut, kontrata ishte shkëputur pa bërë asnjë punë dhe nuk i është bërë asnjë pagesë, POR tani si me magji blloku A5 u kthy në funksion.
Si ka mundësi???
Për me tepër ZRRE denoi KEK-un 3.2 milionë euro sepse KEK kishte importuar energji nga një kompani e pa licensuar.
Pushteti po thotë krejt arsyetohen sepse KEK-u ka pasë rezultat financiar pozitiv edhe militantët po thonë në rregull është veç edhe Prokuroria me u pasë pajtu dhe s’kishim pasë probleme të kësaj natyre më.
Në anën tjetër, Martin Berishaj ambasadori i Vetëvendosjes vazhdon i papenguar aktivitetin ”diplomatiko-energjetik”!!! /InLajmi/
















