Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron për vizitë zyrtare në Bangladesh, ku fillimisht u prit nga gjenerallejtënant Waker-uz-Zaman dhe sekretari Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam, përcjell InLajmi
Më pas, vizita e Mehajt ka vazhduar në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.
Gjatë këtyre ditëve Mehaj me delegacion do të realizojnë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit, me fokus të veçantë atë nga fusha e mbrojtjes.
Postimi i plotë i tij:
Pritja zyrtare në Bangladesh nga Gjeneral Lejtnant Ëaker – Uz – Zaman dhe Sekretari Ministrisë së jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam, si dhe vizita në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladesh, Sheikh Mujibur Rahman.
Gjatë këtyre ditëve do të realizojmë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit me fokus të veçantë ata nga fusha e mbrojtjes.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona si partnerë të barabartë do të jetë prioritet i yni. /InLajmi/