Pas tragjedisë në shkollën fillore në Beograd ku humbën jetën 8 nxënës dhe një punonjës sigurimi, Ministri i Arsimit Branko Ruzhiq, i ka dorëzuar kryeministres Ana Brnabiq dorëheqjen e parevokueshme, transmeton InLajmi.
“Në heshtjen e zisë treditore kombëtare, si person i përgjegjshëm dhe i sjellshëm, profesionist në kryerjen e të gjitha detyrave të mëparshme publike, si prind dhe qytetar i Republikës së Serbisë, në përputhje me nenin 23 të Ligjit për Qeverinë, në këto rrethana kam marrë vendim racional dhe të ndershëm, duke paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Ministrit të Arsimit në Qeverinë e Republikës së Serbisë”, ka thënë Ruzhiq. në letrën e dorëheqjes dërguar kryeministres Ana Brnabiq, janë shprehur për Tanjug nga Ministrinë e Arsimit.
Ai ka shtuar në letër se kryeministri ka qenë në dijeni të faktit se ka ofruar dorëheqjen menjëherë në ditën kur ndodhi tragjedia.
“Përfitoj nga rasti që edhe një herë të shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjarëve që humbën më të dashurit e tyre nga sulmi në shkollë. Engjëjt e vegjël u prefshin në paqe dhe Zoti i ndihmoftë. Uroj që të tilla tragjedi të mos ndodhin kurrë më”, u shpreh Ruzhiq/InLajmi/