
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka, përcjell InLajmi

Sipas njoftimit, Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen në çdo fazë të historisë së re të vendit dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme 2 palëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Teksa thuhet se kryetari Sobotka, u njoh më hollësisht me përparimin dhe arritjet e Kosovës, veçanërisht në 2 vitet e fundit dhe me zhvillimet aktuale në vend.

Ndër të tjerash, thuhet se kryeministri Kurti dhe kryetari Sobotka folën edhe për procesin e dialogut dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë /InLajmi/
