Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar, përcjell InLajmi.
Hoti tha se sipas tij majtistët po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë, sipas tij janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.
Ai ka cekur disa vendime të qeverisë duke i cilësuar si tipike të sistemit komunist, si psh: Uljen e pagave, ligjin për çmimet maksimale , tendencën për shtetëzim të Odës Ekonomike, etj.
Postimi i plotë i tij:
Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.
Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.
Vendimet e 2 viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:
– ulja e pagave,
– ligji për çmimet maksimale,
– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,
– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,
– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.
Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist./InLajmi/