Bardhyl Hasanpapaj ka deklaruar në Politiko se e gjithë elita politike e Kosovës është duke rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të krijojë një pozicionë të tillë siç është Kosova aktualisht me bashkësinë ndërkombëtare.
Komentatori politik tha se draft-statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues s’do të duhej të shndërrohet në mollë sherri sikurse atë ta kishin prezantuar ndërmjetësuesit e BE-së apo miqtë amerikan, shkruan Gazeta10.
“Ai ka qenë detyrim, dhe ajo çfarë është prezantuar aty, është mirë për Kosovën që ka mujtë me kuptu saktë pozicionin e Serbisë dhe me demasku ftyrën e saj qartazi në sy të bashkësisë ndërkombëtare. Duke treguar që ne jemi për një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e vendit, por jo të një Asociacionin siç e prezanton Serbia.”, deklaroi tutje Hasanpapaj.