Provinca kanadeze Alberta ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarret u përhapën në të gjithë provincën perëndimore kanadeze, transmeton InLajmi.
Afro 25.000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Përballë më shumë se 100 zjarreve, kryeministrja e Albertës, Danielle Smith e quajti situatën “të paprecedentë”.
Banorëve të Edsonit, një qytet me më shumë se 8.000 banorë, iu tha të largoheshin menjëherë.
Smith tha se rreth 122,000 hektarë ishin djegur deri më tani.
Shumë prej zjarreve po dalin jashtë kontrollit dhe po përhapen nga erërat e forta, shkruan BBC.
Helikopterë zjarrfikës dhe cisterna ajrore janë sjellë dhe qeveria federale ka ofruar ndihmë nga Otava. /InLajmi/