Një person i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë 8 persona në një qendër tregtare në veri të Dallas, Teksas, thonë shërbimet e urgjencës, transmeton InLajmi.
Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare në qytetin Allen, pasi dëshmitarët okularë përshkruan një burrë që qëllonte pa dallim drejt kalimtarëve.
Policia tha se e qëlluan për vdekje të armatosurin dhe besojnë se ai veproi i vetëm.
Mësohet se disa nga viktimat janë fëmijë. Të paktën 7 persona po trajtohen në spital, 3 prej të cilëve janë të sëmurë rëndë.
Shefi i zjarrfikësve të Allen, Jonathan Boyd, tha se 7 persona, përfshirë personin e armatosur, u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe 2 vdiqën më vonë në spital, shkruan BBC.
Mosha e viktimave varion nga 5 deri në 51 vjeç, sipas një zëdhënësi të spitalit. /InLajmi/