Kate Middleton nuk del kurrë huq, kur vjen puna te stili. Princesha dukej rrëzellitëse, e veshur me një fustan nga Alexander McQueen.
Ajo mbërriti në Londër në mëngjesin e sotëm, krah princit William dhe u duk super elegante, e veshur me një fustan të bardhë dhe pelerinën blu dhe të kuqe.
Ndërsa ne vend te tiarës tradicionale, Kate zgjodhi një tjetër krijim nga Alexander McQueen, duke vendosur një kurorë ngjyrë të argjendtë, me gjithe 3D, shkruan Anabel Magazine.
Mund të themi se shkëlqeu mes të pranishmëve dhe për më tepër, a mund të ndalemi një moment dhe të admirojmë faktin që Kate di gjithnjë si të pozojë?!