Peja ka shënuar fitore në finalen e 2-të të play-offit ndaj Trepçës.
Pejanët triumfuan bindshëm ndaj mitrovicasve me rezultat 107:79 në një atmosferë fantastike në palestrën “Karagaqi”.
Nga fillimi e deri në fund, Peja dominoi ndeshjen duke mos lejuar në asnjë moment befasi
Tani të 2 ekipet kanë nga një fitore në seritë finale.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Mitrovicë të enjten nga ora 20:00, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se ekipi që arrin 3 fitore shpallet kampion i Kosovës për këtë edicion.