Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bëri të ditur se është kthyer në operim njësia A5, përcjell InLajmi.
Këtë rikthim të njësisë A ministrja e cilësoi si një dhuratë të ditëlindjes së saj.
Ajo u shprehi mirënjohje të pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5 këtyre punëtorëve
Postimi i plotë i saj:
Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim.
Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A.
Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave. /InLajmi/