Një ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles i 3-të, pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe po e kthen vëmendjen te Kështjella Windsor, ku do mbahet një koncert për nder të monarkut të ri.
Formacioni i interpretuesve për ngjarjen përfshin Lionel Richie dhe Katy Perry.
Dyshja kanë lidhje unike me mbretin e ri. Richie ka shërbyer si Ambasadori i Parë Global dhe Kryetar i Parë i Grupit të Ambasadorëve Global për Prince’s Trust, bamirësisë së Charles, që nga viti 2019. Perry ka qenë gjithashtu ambasador i Trustit British Asian, të cilin Charles e themeloi në 2007, që nga viti 2020.
Raportohet se pjesë e koncertit do jetë edhe pop grupi britanik, Take That, shkruan Klan Kosova.
Festimet fillojnë në orën 20:00. Koncerti do të vihet në skenë në lëndinën lindore të territorit të kështjellës, duke shënuar herën e parë që një ngjarje si kjo ndodh në këtë pronë.