Djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endriti, ka shprehur mbështetje për kryetarin e Tiranës Erion Veliaj, i cili po rikandidon edhe për një mandat, përcjell InLajmi.
Përmes një videoje, ai thotë se Erioni është miku më i mirë i prindit të tij, por edhe i gjithë Kosovës ndërsa thekson se Tiranë është bërë sot qytet më dinamik falë Erionit.
“Erioni është mik i mirë i babit dhe gjithë Kosovës. Tirana është sot qytet më dinamik, më i bukur, më i hapur, për shkak të Erionit. Qindra mijëra turistë e kanë zbuluar Tiranën si një qendër të re kulturore dhe sportive europiane”, thotë në një videomesazh djali i Thaçit.
Endrit Thaçi thotë mezi po pret të shohë se çfarë do të bëjë Erion Veliaj në mandatin e ardhshëm. /InLajmi/
View this post on Instagram