Ballkani ka arritur fitore të mundimshme por tepër të rëndësishme në garën për titull, duke e mposhtur liderin Dritën, për t’u barazuar me pikë në pozitën e parë.
Meriton Korenica në minutën e 11 shënoi pas asistimit të Nazmi Gripshit, ndërsa 2 minuta para përfundimit të pjesës së parë, Muharrem Jashari barazoi shifrat.
Në pjesën e 2-të, skuadra e Ilir Dajës nuk dha shumë nga loja, mirëpo Lumbardh Dellova në minutën e 85’ arriti të shënojë pas një ndërprerje duke i dhënë fitoren suharekasve, shkruan Tëvë1.
Skuadrat kanë të 2-ja nga 65 pikë, por Drita mban kreun për shkak të ndeshjeve direkte.