Policia e Kosovës bëri të ditur se një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, përcjell InLajmi
Nga Policia u bë e ditur se shpërthimi saktësisht ka ndodhur në rrugën “Petar Kral” dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut tha se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë. /InLajmi/