Një punëtor teknik në një shkollë në fshatn Zhur të Prizrenit, dyshohet se është sulmuar me elektroshok nga një i mitur, përcjell InLajmi
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasi viktima nuk e ka lejuar të dyshuarin të hyjë në objekt.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar /InLajmi/