Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se më 6 maj të vitit 1997, ditën kur ra për të mos vdekur kurrë, Luan Haradinaj ishte vetëm 23 vjeç, percjell InLajmi
Krasniqi tha se për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen.
Krasniqi tha se për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen.
Krasniqi ka shtuar se pa guximin, frymëzimin dhe sakrificën e Luanit dhe të bashkëluftëtarëve të tij – Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr.
Postimi i plotë i tij:
Me 6 maj të vitit 1997, ditën kur ra për të mos vdekur kurrë, Luan Haradinaj ishte vetëm 23 vjeç. Megjithatë, mosha e tij e re nuk paraqiti asnjëherë pengesë për idealin që ai kishte në zemër. Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen.
Pa guximin, fryëmzimin dhe sakrificën e Luanit dhe të bashkëluftëtarëve të tij – Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr.
Lavdi e përjetshme!