• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 31 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti kujton Luan Haradinajn: Lavdi veprës së tij të patrembur nga fillimi i luftës

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
6 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
Kurti kujton Luan Haradinajn: Lavdi veprës së tij të patrembur nga fillimi i luftës
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 26-vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinajt, tha se ishte një djalosh luan nga Gllogjani, që bëri aksione të forta guerile e bartje logjistike për çlirim, përcjell InLajmi.

Ai tha se Luan Haradinaj bashkë me vëllezërit e tij dhe shokë veprimtarë që nga fillimi I tyre I’u bashkuan grupeve të armatosura bërthamë që ngritën UÇK-në në Dukagjin, duke mbajtur lidhje me grupin e Adem Jasharit dhe Rexhep Selimit në Drenicë.

I patrembur siç ishte treguar që nga fillimi, Luani luftoi përballë forcave armike të Serbisë e në mbrojtje të shokëve, derisa i goditur ballazi ra dëshmor lirie, duke e shenjuar me gjakun e tij rrugën aq të vështirë të atij kufiri të padrejtë që më pas do ta shembnin shokët e tij ushtarë të UÇK-së, shtoi ai.

Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve që me jetën e tyre e paguan lirinë e të gjithë neve, përfundoi Kurti.

Postimi i plotë i tij:

Ende nuk kishte filluar mirëfilli lufta në Kosovë dhe ende nuk kishte dalur publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kur disa nga djemtë më aktivë të lëvizjes ilegale për lirinë e atdheut, u bënë dëshmorët e parë të UÇK-së. Ndër ta ishte edhe një djalosh luan nga Gllogjani, student i kulturës fizike në Tiranë, me aksione të forta guerile e bartje logjistike për çlirim: Luan Haradinaj! I treti nga shtatë djemtë e Hilmiut dhe Rukies, bashkë me vëllezërit e tij dhe me shokë veprimtarë, që nga fillimi i tyre, Luani iu bashkua grupeve të armatosura bërthamë që ngritën UÇK-në në Dukagjin. Ai kishte mbajtur lidhje me grupin e Adem Jasharit dhe Rexhep Selimit në Drenicë ashtu siç kishte koordinuar veprime dhe aksione me grupin e Zahir Pajazitit dhe Ilir Konushevcit në Llap.

Deri në ditën e rënies, më 6 maj 1997, Luan Haradinaj e kishte kaluar me dhjetëra herë kufirin jugosllav që i mbante të ndarë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Atë ditë, ai ishte bashkë me një grup ushtarësh që po hynin në Kosovë, mes të cilëve i vëllai Ramushi, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ramiz Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ali Ahmeti, Rafet Rama, Gani Rama e Selim Krasniqi. Kur po kalonin kufirin, ata u pikasën nga patrullat kufitare të ushtrisë serbe në Qafëmullar, duke nisur luftime të ashpra me ta në një terren që ndonëse kodrinor ishte i zhveshur. I patrembur siç ishte treguar që nga fillimi, Luani luftoi përballë forcave armike të Serbisë e në mbrojtje të shokëve, derisa i goditur ballazi ra dëshmor lirie, duke e shenjuar me gjakun e tij rrugën aq të vështirë të atij kufiri të padrejtë që më pas do ta shembnin shokët e tij ushtarë të UÇK-së.

Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve që me jetën e tyre e paguan lirinë e të gjithë neve!/InLajmi/

Tags: Albin KurtiLuan HaradinajUÇK-ja
Postimi i mëparshëm

Mbreti Charles III dhe Camilla dalin në ballkonin e pallatit, përshendesin popullin

Postimi tjetër

Drenica bie nga Superliga e Kosovës për herë të parë, mposhtet nga Trepça '89

Të ngjajshme Postime

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!
KRYESORE

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025
KRYESORE

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm
KRYESORE

Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm

31 December 2025
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
KRYESORE

Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit

31 December 2025
Osmani viziton fëmijët në hemato-onkologji: Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë
KRYESORE

Osmani viziton fëmijët në hemato-onkologji: Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë

31 December 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
KRYESORE

Rasti tragjik i vdekjes së dy personave në një vilë në Pejë, prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë e siguruar prova

30 December 2025
Postimi tjetër
Drenica bie nga Superliga e Kosovës për herë të parë, mposhtet nga Trepça ’89

Drenica bie nga Superliga e Kosovës për herë të parë, mposhtet nga Trepça '89

Lajmet e fundit

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

31 December 2025
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiviteteve festive

Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiviteteve festive

31 December 2025
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 December 2025
Nora Gjakova mbyll karrierën: Një kapitull i artë që përfundon në fund të vitit 2025

Nora Gjakova mbyll karrierën: Një kapitull i artë që përfundon në fund të vitit 2025

31 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu