Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës kanë nevojë për shtim të stafit.
Drejtori Shpend Haxhibeqiri tha se nga viti 2019 e kanë lënë vendin e punës 8 persona.
“Gjithsej janë 8 psikiatër dhe 20 infermierë. Kemi mungesë të infermierëve pasi që nga viti 2019, tetë veta janë larguar dhe nuk është bërë zëvendësimi i tyre asnjëherë”, thotë drejtori
Sipas tij, së paku duhet të punësohen edhe 10 infermierë.
“Numri minimal që duhet shtuar është 10 infermierë dhe atë infermierë me përvojë më të gjatë pune në shëndetin mendor, për arsye të specifikave të punës”, thotë ai për FrontOnline
Instituti i Psikiatrisë Forenzike, është i vetmi institucion që realizon ekspertizat psikiatrike tek të pandehurit, dhe trajton personat e dënuar për vepra të ndryshme penale, por që kanë çrregullime psikike.